Sivjet bëhet 12 vjet nga fillimi i organizimit të takimeve të vendlindjes që filluan në vitin 2005, për herë të par në Malësi të Bujanocit, këto takime janë organizuar pas shumë përpjekjeve dhe ishte marrë vendimi që nga Gjilani, Bujanoci dhe Kamenica e vende tjera të organizohemi me autobus dhe me mjete të të qytetarëve që dëshirojnë të marrin pjesë.
Refik HASANI
Këto takime të para ishin dhe janë meritë, kontribut dhe angazhime të dhjetëra e qindra aktivistëve, veprimtarëve, rinisë studentore, mërgimtarëve, mësues e veteran të arsimit, intelektualë dhe donatorë që ndihmuat dhe mbështetën në forma të ndryshme aktivitetin dhe takimet tradicionale të Malësisë së Bujanocit.
Këto takime karakterizohen dhe kanë disa specifika të veçanta pasi shumica e kësaj popullatë tani jeton në Gjilan e gjetiu e që për tu mbajtur manifestim i takimeve duhet të kalohet kufiri administrativë në Muhocë.
Takimi i parë është mbajtur më 14 gusht ditën e diel para dhjetë viteve, dhe ishte një masë e madhe që asnjëherë nuk mbahet mend që kishte një masë aq të madhe të njerëzve, pasi ishim shpërngulur, dëbuar dhe zhvendosur.
Në këto takime të para kishte program dhe aktivitet kulturore dhe artistike shumë të pasur por edhe u nderua me pjesëmarrje nga struktura Komunale të Bujanocit.
Masiviteti i këtyre takimeve, pjesëmarrja aq e shumtë në këto takime organizimi tepër i mirë dhe nga frika që mundë të kthehemi ne Malësia e Bujanocit e trembi Beogradin.
Ishte një vendim unanim që mbajtja të jetë dita e diel e fundi të muaji korrik ishte dhe mbetët për çdo qytetarë të dy Bashkësive Lokale që janë Malësi e Bujanocit.
– BL-Zarbicë, me fshatrat: Suharrën, Novosellë dhe Priboc dhe
– BL-Muhoc, me fshatrat: Ramabuqë, Qarr, Xherxhec dhe Bilinicë.
Prandaj, me të drejtë themi që Malësia e Bujanocit, ka nevojë për organizim e takimeve të vendlindjes që të mbahet gjallë ky aktivitet mjaftë domethënës dhe vazhdimisht e kemi theksuar që: Vendlindja është e shenjtë, kudo që shkojmë, sepse ajo mban varret e të parëve tanë, prandaj edhe duhet ta vizitojmë qoftë edhe në një ditë të vetme, për shkak të të gjallëve dhe të vdekurve që i kemi në Malësinë e Bujanocit.