Lëvizja Vetëvendosje, në kuadër të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Nacionale 2017, ka mbajtur një takim me banorët e fshatit Uglar, në të cilin është prezantuar një pjesë e programit nga kandidatët për deputetë nga Gjilani.
Besa Baftiu, kandidate për deputete, ka thënë se qytetarët e Kosovës, jo vetëm të komunës së Gjilanit, programin e LVV duhet ta votojne 95% e qytetareve, teksa vetem 5% nuk e votojnë, e ata jane qeveritarët e deri tanishëm.
Ajo më pas ka deklaruar se me qeverisjen e Vetëvendosjes të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë, njëra ndër prioritetet është edhe banimi i përballueshëm, ku asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të jetë pa kulm mbi kokë.
Nevzad Isufi, poashtu kandidat serioz për deputet ka shpalos dhe zbërthyer progrmin e Vëtëvendosjes në fusën e arsimit, por edhe të tjerat. Ai ka vënënë pah, se me këtë parti në qeverisjen e saj, studentët e të gjtihë vendit do të kenë studimet falas, kurse fëmijët e shkollës fillore do të kenë nga një shujtë ditore falas, duke i barazuar të gjithë këta fëmijë në aspektin social.
Isufi duke shpalos disa nga pikat e programit të LVV, ndër tjera ka thënë se prioritet i subjektit të tij është padyshim zhvillimi ekenomik, ku sipas tij, që në vitin e parë do të shfaqen edhe rezultate e para, të këtij zhvillimi, sepse progrmi i saj është shumë parktik.
Prandaj ka thënë Isufi për të ardhmen e juaj, të fëmijëve tuaj votoni me 11 qershor LVV, sespe kjo parti atë që e thotë edhe e realizon dhe në këtë rrafsh tashmë e kemi modelin e Prishtinës, ku siç dihet tashmë është qeverisja lokale larg më e mirë se të tjerat.
Të pranishmit i përshëndeti edhe kanddatja tjetër për deputet nga LVV, Shkurte Aliu.
Banorët pjesëmarrës në takim kërkuan ndryshime rrënjësore në qeverisje dhe kërkuan që këto premtime gjithsesi të realizohen.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017