DYLON

PDK: Ndërtimi i ambulantës në fshatin Uglar nuk po nisë as pas 100 dite prej datës së nënshkrimit të kontratës

PDK: Ndërtimi i ambulantës në fshatin Uglar nuk po nisë as pas 100 dite prej datës së nënshkrimit të kontratës
Avatar photo Redaksia

“Shumë projekte kapitale në komunën e Gjilanit nuk po nisin të realizohen sipas afateve ligjore të kontraktuara me operatorët ekonomik. Kjo tregon paaftësinë, mospunën dhe joseriozitetin e qeverisjes komunale të udhëhequr nga VV”, thuhet në një  reagim të PDK-së Dega në Gjilan.

Më tutje thuhet se njëri nga projektet që pa asnjë arsye nuk ka nisur të ndërtohet është objekti i AMF në Uglar.

EkoHigjiena

Ja komunikata e plotë e PDK-së:

Ndërtimi i ambulantës në fshatin Uglarë nuk po nisë as pas 100 dite prej datës së nënshkrimit të kontratës

Shumë projekte kapitale në komunën e Gjilanit nuk po nisin të realizohen sipas afateve ligjore të kontraktuara me operatorët ekonomik. Kjo tregon paaftësinë, mospunën dhe joseriozitetin e qeverisjes komunale të udhëhequr nga VV.

Njëri nga projektet që pa asnjë arsye nuk ka nisur të ndërtohet është objekti i AMF në Uglar.

Sipas nenit 17.1 të kontratës së nënshkruar më datë 14 maj 2024 me kompaninë nga Ferizaji “NIKA pro ING” shpk, data e fillimit të punimeve do të jetë jo më shumë se 5 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës. Por janë bërë më shumë se 100 ditë dhe asnjë lëvizje për fillimin e punimeve nuk është bërë.

Ndërsa sipas nenit 17.2 të kësaj kontrate, përfundimi i ndërtimit të ambulantës duhet të kryhet brenda 24 muajve, pra në kohën e fushates kur do të mbahen zgjedhjet komunale.

E kjo qasje e qeverisjes komunale është e papranueshme, ku për një ndërtesë një katëshe me rreth 100 m/2 e kontrakton një kompani për ta ndërtuar një ambulantë për dy vite kohë. E kjo tregon më së miri se sa janë gjasat dhe mundësitë e këtij kryetari të komunës me nis e përfundu ndonjë projekt madhor për Gjilanin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.