DYLON

Kryetari Hyseni: Fshati Uglar së shpejti me ujë të pijes

Kryetari Hyseni: Fshati Uglar së shpejti me ujë të pijes
Avatar photo Redaksia

“Sot nënshkruam memorandumin e bashkëfinancimit në vlerë prej 318,000.00€ për fillimin e projektit të ujësjellësit në fshatin Uglar, bashkë me drejtorin e organizatës Qatar Charity, Esam Dabab”, ka bërë me dije, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai tha se ky projekt do të sjellë përmirësimin rrënjësor të jetesës së banorëve të fshatit.

EkoHigjiena

“Ne shprehim mirënjohje të thellë ndaj organizatës bamirëse për bashkëfinancimin e këtij projekti jetik”, ka thënë tutje i pari i Gjilanit.

Kryetari Hyseni tha se do të vazhdojnë me zgjidhjen e problemit të ujit të pijes për të gjitha lokalitetet në nevojë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.