Pas zgjedhjes së kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal të Gjilanit , ish kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetar dege i LDK-së dhe nënkryetar i këtij subjekti në qendër, iu ka dëshiruar punë të mbarë në interes të qytetarëve, ndërkohë që është shprehur edhe se besimin e qytetarëve, subjekti që i takon, LDK-ja, do ta shtyjë përpara si opozitë në bashkëpunim me të gjithë.
Ai përmes një postimi në profilin e tij, ka thënë se: LDK ka qenë dhe do të mbetet gardiane e interesave të qytetarëve të Gjilanit. “VV ka zgjedhur partnerët politikë dhe ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve!”, ka thënë Haziri.
Ja postimi i plotë:
Pas zgjedhjes së kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në emër të LDK-së, iu dëshiroj suksese në punë në interes të qytetarëve.
LDK është partia më e madhe në Kuvend dhe do të sillet si e tillë. Besimin e qytetarëve do ta shtyjmë përpara si opozitë në bashkëpunim me të gjithë.
LDK ka qenë dhe do të mbetet gardiane e interesave të qytetarëve të Gjilanit.
VV ka zgjedhur partnerët politikë dhe ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve! /2LONLINE/