DYLON

Betimin e japin tre anëtarë të Kuvendit Komunal të Gjilanit

Betimin e japin tre anëtarë të Kuvendit Komunal të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e sotme, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka zgjedhur Arianit Sadikun për kryesues të kësaj përbërje për mandatin vijues 4-vjeçar.

Përndryshe, në fillim të kësaj seance, betimin e kanë dhënë tre anëtarë të Kuvendit, Sami Ahmeti e Rijad Elezi (LDK) si dhe Sreten Trajkoviq (LS), të cilët kanë munguar në seancën e parë, ose janë zëvendësuar ndërkohë, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Seancën e sotme, të dytën me radhë, e ka thirrur dhe udhëhequr deri në zgjedhjen e kryesuesit, anëtari më i vjetër i Kuvendit, Ismajl Kurteshi.

Përndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka 35 anëtarë, ku përfaqësohen tetë subjekte politike, LDK (14), Vetëvendosje (10), PDK (5), AAK (2), AKR (1), Vatra (1), KDTP (1), Lista Serbe (LS) (1).   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.