Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një postim në profilin e tij në facebook, është ndier krenar për ekipin e emergjencave duke shkruar se ata janë heronjtë e ditëve të sotme. Ai ka ndarë edhe një fotografi, ndërsa më poshtë po japim postimin e plotë të tij.
“Ekipi i emergjencave të Gjilanit apo heronjtë e ditëve të sotme. Pamje gjatë evaukuimit të qytetarëve pas vërshimeve tek lumi “Baja” pasditen e të shtunës. Jam krenar me punën e tyre dhe i lumtur që po i ndihmojmë qytetarët në momentet më të rënda. 24 orë në shërbim të qytetarëve!” – Lutfi Haziri
Përndryshe, pas reshjeve të shiut në Gjilan, ekipet e Komunës së Gjilanit kanë intervenuar në disa shtëpi për ta hequr ujin nga bodrumet.
Pas vizitave në terren, ekipi i drejtorëve, nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë konstatuar se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut pasditen e së shtunës, janë shkaktuar dëme të vogla në ekonominë familjare dhe bujqësi.
Situata po përcillet me nga ekipet emergjente në mënyrë permanente.