Me rastin e ndarjes nga jeta të gjinekologes së njohur, Dr. Mevlyde Ilijazi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ilijazi. Në telegram, thuhet:
“E nderuara familjes Ilijazi,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta mjekes e gjinekologes së njohur, profesionisten e jashtëzakonshme të Gjilanit, Dr. Mevlyde Ilijazi.
Dr. Mevlydja nuk do të jetë në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në shëndetësi, e cila gjatë karrierës 30 vjeçare si specialiste në Spitalin e Përgjithshëm, u ka ofruar shërbime profesionale mijëra nënave gjilanase, në çdo kohë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ilijazi, stafit të Repartit të Gjinekologjisë, kolegëve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, miqve e farefisit.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri. /2LONLINE.com/