DYLON

Ka ndërruar jetë Dr. Mevlyde Ilijazi specialiste e gjinekologjisë

Ka ndërruar jetë Dr. Mevlyde Ilijazi specialiste e gjinekologjisë
Avatar photo Redaksia

Ka ndërruar jetë gjinekologia nga Gjilani, Mevlyde Ilijazi.

Iljazi ka punuar si gjinekologe në spitalin e Gjilanit e po ashtu edhe në klinikë private.

EkoHigjiena

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarë të saj.

“Njoftim mortor! Te nderuar familjar dhe miq, ju njoftojme se sot me 01.08.2021 ka nderruar jete nena jone Dr.Mevlyde Ilijazi. Varrimi do te behet neser ndersa per kohen ju njoftojmë”, ka shkruar në Facebook vajza e saj.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me rastin e vdekjes së dr. Mevlyde Iljazi, specialiste e gjinekologjisë, ngushëllon familjen, kolegët e Spitalit të Gjilanit dhe gjithë profesionistët shëndetësor.

Ajo ishte mjeke dhe profesioniste e shquar, që deri në momentet e fundit të jetës së saj dha kontribut të madh për pacientët e Gjilanit, rajonit të anamoravës dhe më gjerë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.