Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bartësi i listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidati për Asamble, Sami Ahmeti, kanë vizituar sot shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, ku janë pritur nga Rashit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Xhevdet Mehmeti, kryetar i OVL UÇK-së.
Rashiti e Mehmeti e kanë falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj kërkesave të tyre, në veçanti, për mbështetjen me barna e për pagesë të qirave.
Kryetari Haziri, ndërkaq, ka falënderuar bartësit e shoqatave për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që e kanë pasur, derisa është zotuar se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe në mandatin e ri.
“Sot vizitova Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët i falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa u konfirmova mbështetjen dhe bashkëpunimin edhe në mandatin e ri. Falëmnderit Rashit Ymeri e Xhevdet Mehmeti dhe kryesive të dyja Shoqatave për pritjen. Zotohem për përkrahje ndaj familjeve të dëshmorëve në vazhdimësi”, ka thënë kryetari Haziri.
#LDKGjilan #LDK160
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/