Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Bunjaku, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Isah Bunjaku.
“E nderuara familje Bunjaku,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj të dashur, dhe njërit nga veprimtarët e shquar të Lidhjes Demokratike te Kosovës, të bashkëqytetarit tonë Isah Bunjaku.
Axha Isë, ishte burrë i fjalës dhe besës, dhe me shpirt, gjatë jetës së tij, u angazhua në vazhdimësi për të mirën e vendit.
Ai ishte një qytetar, prind, familjar shembullor dhe mik i dashur për të gjithë ata gë patën fatin të gëzojnë miqësinë e tij.
Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin që kemi patur, shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij të nderuar, miqve, të afërmve dhe të gjithe atyre që patën fatin ta njohin axhën Isë.
Ai na dha lamtumirën, por kujtimet e vepra e tij, do të mbeten gjatë në kujtesën tonë.
Të rroni e takujtoni me aromën e dashurisë e dritën e kujtimeve që la pas për ju, familje e respektuar Bunjaku!
U prehtë në paqe shpirti i tij fisnik”