DYLON

Komuna e Gjilanit merr vendim për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve në vendet publike

Komuna e Gjilanit merr vendim për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve në vendet publike
Avatar photo Redaksia

Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 78 të Statutit të Komunës së Gjilanit, kryetari, nxjerrë këtë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike (fishekzjarrëve).

EkoHigjiena

Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike fishekzjarrëve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe.

Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2024 deri më 03 janar 2025.

“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në urdhëresën e kryetarit Alban Hyseni.

Për zbatimin e saj, kujdeset Drejtoria e Inspeksionit dhe policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.