Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Njësinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ku është pritur nga komandanti, Rabit Murseli.
Kryetari Haziri ka falënderuar ata për punën e jashtëzakonshme të përballjes me pandeminë, thatësinë, vërshimeve e zjarreve.
“Vizitova Njësinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit dhe i falënderova për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë përballjes me pandemisnë, thatësinë, vërshimeve e zjarreve. Akoma mbetet problem mos zgjidhja e statusit të zjarrfikësve vullnetarë dhe për këtë çështje kam punuar dhe do të angazhohem me krejt qenien time që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet statusi i këtyre njerëzve, të cilët kanë bërë punë të madhe. Ju falëmnderit shumë!”, ka thënë kryetari Haziri.
Falënderim për mbështetjen e vazhdueshme ka shprehur komandanti i Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, sikurse edhe për angazhimin dhe mbështetjen në veçanti për zgjidhjen e statusit të zjarrfikësve vullnetarë.
#LDK160 #LDKGjilan
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/