Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me bartësin e listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidatët për Asamble Komunale, Ramiz Ramadani, Driton Nuhiu e Amire Isufi, kanë vizituar fabrikën për përpunimin e mishit Malësia, ku janë pritur nga pronari, Nehat Spahiu.
Kryetari Haziri ka thënë se Fabrika Malësia i dha Gjilanit epitetin e një qendre të madhe se sektori privat garanton edhe zhvillimin ekonomik.
“Fabrika për përpunimin e mishit Malësia i dha Gjilanit epitetin e një qendre të madhe se zhvillimi i sektorit privat është i mundshëm dhe garanton edhe zhvillimin ekonomik. Kjo fabrikë është storie e suksesit dhe i falënderoj shumë për gjenerimin e madh të vendeve të punës. Do ta vazhdojmë bashkëpunimin e madh edhe në të ardhmen, në përputhje me programin për bujqësinë”, ka thënë kryetari Haziri.
Nehat Spahiu, pronar i fabrikës për përpunimin e mishit Malësia, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/