Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka pranuar me shqetësim lajmin për aktin kriminal ndaj bashkëqytetarit dhe ish – udhëheqësit të viteve 80-ta, avokatit Azem Vllasi.
“Kërkoj nga organet e shtetit që ta zbardhin rastin sa më parë dhe autori i këtij krimi ta marrë dënimin e merituar. Ndërsa, avokatit Azem Vllasi i uroj shërim të shpejt”, ka thënë kryetari i Gjilanit.