Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Rexhepi, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.
Haziri ka thënë ka qenë nderë të bashkëpunoj me Bajram Rexhepin në disa nivele, edhe si kryetar Komune, edhe si kryeministër e edhe si ministër.
“Për aq kohë sa kam bashkëpunuar, ruaj respektin dhe konsideratën maksimale për z. Rexhepi. Ka qenë bashkëpunues i mirë e asnjëherë përjashtues. Ai do të mbahet në mend përgjithmonë për kontributin e tij si mjek, sikurse edhe në politikën kosovare të pasluftës. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi, farefisit, miqve, shokëve e kolegëve. Shpirti i tij pastë dritë!”, ka thënë Haziri.