DYLON

Hajrullahu apelon te bletarët t’i mbajnë të mbyllura bletët gjatë kohës së dezinsektimit

Nexhat Hajrullahu
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, në orët e mbrëmjes së ditës së nesërme do të nis fazën e katërt të dezinsektimit hapësinor e cila do të zgjas katër ditë me radhë për eliminimin e insekteve.

Me këtë rast drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka informuar qytetarët për këtë angazhim që bënë Komuna e Gjilanit në kuadër të këtij projekti që është realizuar në tri faza deri në këtë kohë dhe tani është faza e katërt.

“Drejtoria jonë, së bashku edhe me operatorin ekonomik ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e fazës së katërt të dezinsektimit të hapësirave publike në gjithë Komunën, duke përfshirë edhe qytetin edhe fshatrat. Kemi qëllim eliminimin e të gjitha llojeve të insekteve që janë penguese për qytetarët e Gjilanit, kryesisht gjatë ditëve me mot të nxëhtë dhe në kohën e mbrëmjes”, ka thënë drejtori Hajrullahu.

EkoHigjiena

Hajrullahu ka apeluar te bletarët që t’i mbajnë të mbyllura bletët gjatë kohës sa bëhet dezinsektimi, ngase materiali i cili përdoret për t’i eliminuar insektet, mund të jetë i dëmshëm për bletët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.