“Qendra e Kujdesit Ditor “Pema” dhe Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve, në vitin e parë të qeverisjes do ta kenë objektin e ri të tyre, sipas standardeve”.
Kështu ka thënë sot kryetari aktual dhe kandidati LDK’së për kryetar të Gjilanit edhe për një mandat, Lutfi Haziri, gjatë vizitës që i ka bërë këtyre qendrave.
“Unë ju inkurajoj që të vazhdoni të punoni sepse nga viti i ardhshëm do ta keni më të lehtë punën tuaj, ngase do ta ndërtojmë objektin për kujdesin ndaj fëmijëve me sindrome dhe objektin për kujdesin ndaj nënave. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen me qeverinë e Kuvajtit dhe e kemi vu gurthemelin”, theksoi Haziri.
Përfaqësueset e këtyre organizatave, Festa Demiri dhe Nazlie Jonuzi, e kanë falënderuar kryetarin Haziri për përkrahjen e vazhdueshme ndaj tyre dhe për zotimin e tij për ndërtimin e objekteve sipas standardeve.
Ndryshe, kryetari Lutfi Haziri në gusht të këtij viti e ka vënë gurthemelin e ndërtimit të kompleksit për kategoritë pa përkujdesje, i cili financohet nga Qeveria e Kuvajtit në vlerë prej 2.5 milionë dollarë.
sponsorizuar nga LDK