Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, duket se është shumë i kënaqur me atë se si gjilanasit kremtuan festën e nëntëvjetorit të Pavarësisë dhe që në aktivitetet e organizuara kishte masivitet. “Megjithatë, po i them dy fjalë!”, ka shkruar ai.
Lutfi Haziri – Luta në një postim në profilin e tij në facebook, ka shkruar se Gjilani kurrë më nuk ka me pas problem me masovitet. Duke i postuar me komentin edhe disa foto, nga një aktivitet, ai ka thënë se Gjilani është Kryeqyteti Kulturor i Shqiptarëve…
Për më tepër, ja postimi i tij i plotë:
“Qysh me e përshkru këtë koncert madhështor se? Megjithatë, po i them dy fjalë. Gjilani kurrë më nuk ka me pasë problem me masovitet. Pas çfarëdo aktiviteti kulturor, nuk të mbetet shumë koment. Ky pra është Kryeqyteti Kulturor i Shqiptarëve. 9 vjet shtet. Urime dhe qofshi faqebardhë gjilanasit e mi. Kam me mbetë gjithmonë Luta i juaj!”