DYLON

Lutfi Haziri: Mund t’i vononi ‘projektet e Lutës’ por kurrë s’mund t’i ndalni!

Lutfi Haziri: Mund t’i vononi ‘projektet e Lutës’ por kurrë s’mund t’i ndalni!
Avatar photo Redaksia

”Eksponentë të qeverisë Kurti, të cilët në formë ‘bedelësh’ e udhëheqin Gjilanin, për faktin se kjo komunë s’ka kryetar, pas tri vitesh paskan përuruar vazhdimin e rrugës hyrëse e dalëse Gjilan-Bujanoc, e cila do të duhej të përfundonte në vitin 2022”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së së Gjilanit.

Ai shtoi se këtë e dhjetëra projekte kapitale i bllokuan për tri vite sepse u referohen si ‘Projekte të Lutës’. Kjo vonesë më shumë se dyvjeçare u shkaktoi dëme të mëdha qytetarëve e bizneseve lokale, duke ua pamundësuar operimin e suksesshëm.

EkoHigjiena

Haziri tha edhe se kjo garniturë e VV-së veç marre s’kanë, por po u vjen fundi, si në nivel lokal, e po ashtu edhe në nivel qendror. Gjilanasit e Anamorava tashmë janë kryengritur kundër qeverisë së VV-së sepse nuk mund t’ua falin keqqeverisjen, korrupsionin masiv e nepotizmin e paparë në punësim.

“Ju kemi thënë, mund t’i vononi ‘projektet e Lutës’ por kurrë s’mund t’i ndalni këto projekte zhvillimore në qytetin e demokracisë. P.S. Duhet theksuar se ky projekt kishte arritur të fillojë fal autoritetit të ish-zëvendësministrit, Rexhep Kadriu, ndaj të cilit shpreh falënderim të veçantë”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së së Gjilanit, njëherësh nënkryetar në nivel qendror i këtij subjekti politik.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.