Zabeli i ka bërë pritje të jashtëzakonshme kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kandidatëve për Asamble, Driton Nuhiu e Amire Isufi, në takimin ku mori pjesë edhe shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arbër Ismajli.
Në emër të qytetarëve të Zabelit ka folur bartësi i listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu, i cili tha se me projektet infrastrukturore që janë realizuar aty nga qeverisja Haziri, e që e kalojnë shifrën milionëshe, ua bëri jetën e dinjitetshme qytetarëve atje.
E kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se mbështetja e fuqishme e Zabelit, e vulosi fitoren e tij me të parën.
“Sa herë që kam qenë në garë zgjedhore, nga Zabeli e kam marrë besimin e plotë. Na kanë mbetur edhe pak punë atje për t’i realizuar në mandatin e ri. Sonte dua ta theksoj projektin tim të zemrës, i cili tashmë po finalizohet me financim të Qeverisë së Kuvajtit – Fshati i Lumtur, sepse askush nuk e meriton të jetojë pa mirëqenie. Ju falëmnderit shumë për besim. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
#LDKGjilan #LDK160
(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/