Lutfi Haziri, kryetar aktual dhe kandidat edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, ka konfirmuar në takimin e mësimdhënësit e Gjilanit se arsimi do të vazhdoj të mbetet prioritetit i parë i qeverisjes në katër vitet e ardhshme.
“Faleminderit për ardhjen kaq masive. Këtu janë edhe mësuesit dhe profesorët e mi. Sot dua t’i kujtoj me respektin më të madh të gjithë ata mësues që nuk janë gjallë dhe ju themi faleminderit”, tha Haziri.
Haziri është zotuar se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë përfundimin e Shkollës së Arteve, sikur do të punojë edhe në rrumbullaksësimin e palestrave të mbyllura.
“Do të vazhdojmë me ndërtimin e cerdhes në “Arbëri” me financim të Komisionit Europian, do ta rindërtojmë cerdhen e “Ardhmëria 1”, do të ndërtojmë shkollën e re fillore në Tregun e Gjelbër, sikurse do të vazhdojmë me renovim të objekteve dhe infrastrukturën përcjellëse. Në shkollën e Zhegrës, do ta ndërtojmë palestrën e mbyllur”, tha Haziri.
“Do të aplikojmë pilot programin për ushqim ditor në shkollat fillore që ka të bëjë me prodhimet vendore, fillimisht në dy shkolla në qytet dhe dy në fshatra. Përvec buxhetit të Qeverisë, tre milionë euro i kemi ndarë për vitin e ardhshëm në këtë sektor. Poashtu, të gjithë arsimtarët do të jenë të paprekshëm në kontratat e tyre, pavarësisht cfarë partie i takojnë. Ky masovitet më bënë të obligueshëm kujdesin maksimal për sektorin e arsimit.”, ka deklaruar Haziri.
Kreu i Gjilanit pohoi se arsimi është garantuesi kryesor i stabilitetit politik dhe social të vendit.
“Sukseset e fëmijëve tanë mund të barazohen me fëmijtë në të gjitha shtetet e regjionit. Nxënësit tanë sot po shkëlqejnë në garat ndërtkomëtare, sikurse edhe në universitetet botërore dhe për këtë jam shumë krenar”, ka nënvizuar Haziri.
Kryetari i Gjilanit ka pohuar se përfundimisht ka ardhur koha që Universiteti “Kadri Zeka” ta lëshoj hapësirën për shkollën e bujqësisë dhe mjekësisë.
Në këtë tubim, para punëtorëve të arsimit janë prezantuar edhe kandidatët e LDK’së për asamble komunale që vijnë nga kjo fushë: Faton Bislimi, Bardhyl Syla, Mirvete Hoxha, Xhelal Jetishi, Arta Hyseni, Ramiz Ramadani, Shkëndije Kamberi e Burim Berisha.
sponsorizuar nga LDK