Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku ka dhënë një deklaratë interesante pas fyerjeve që morrën futbollistët me ngjyrë të Anglisë nga tifozët e Malit të Zi.
Lukaku mendon që “Tre luanët” është dashur ta lëshonin fushën.
“Unë mendoj që Anglia është dashur të ndalë lojën dhe të largohet dhe ky do të ishte një qëndrim i fortë kundër racizmit. Lojtarët ndikohen në fushë kur dëgjojnë fyerje të tilla dhe sigurisht që mund të jenë më agresiv në ndërhyrje, mund edhe të përjashtohen” deklaroi Lukaku për Sky Sports.