DYLON

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim homologun e tij nga Mali i Zi, Ministrin Rasko Konjevic, me të cilin nënshkruan memorandum bashkëpunimit në nivel të dy ministrive të mbrojtjes.

Me këtë rast, Ministri Mehaj theksoi se me nënshkrimin e këtij memorandumi të bashkëpunimit, dëshmohet vazhdimësia e bashkëpunimit në mes të të dy vendeve, në nivele tjera, me aktivitete e angazhime të përbashkëta.

EkoHigjiena

Ministri Mehaj, në fjalën e tij drejtuar mediave, tha se: ”Nëpërmjet kësaj marrëveshje do të zgjerohet fushëveprimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes që do të ketë ndikim të shumanshëm në të mirën e sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë mes dy vendeve tona si dhe rajonit tonë në përgjithësi”.

Më tej, Ministri Mehaj tha se thellimi në vazhdimësi i këtij bashkëpunimi do të mundësojë që lehtësisht të menaxhohet dhe me efektivitet të përballohen kërcënimet, rreziqet dhe sfidat në mjedisin e sigurisë rajonale, kontinentale e globale.

“Mali i Zi si shtet mik i yni, duke vlerësuar angazhimin e Republikës së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në mbështetje të misioneve të NATO-s, do të ofrojë mbështetje edhe në procesin e realizimit të synimit tonë për anëtarësim në Programin e Partneritetin për Paqe, si rrugë drejtë anëtarësimit tonë në NATO”, theksoi më tej Ministri Mehaj në këtë konferencë për media.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Rasko Konjevic, tha së nëpërmjet këtij memorandumi, hapen rrugët për një bashkëpunim edhe më të mirë, duke theksuar se Mali i Zi do të përkrahë Kosovën në realizimin e aspiratave drejt integrimeve euroatlantike.

Bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi do të shtrihet që nga shkëmbimet e përvojave profesionale të kuadrove, qendrave akademike e specialistike dhe deri te angazhimet në mbështetje reciproke me kapacitete operacionale, në rast të emergjencave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.