DYLON

Presidentja e Kosovës, presidenti i Malit të Zi dhe kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës u takuan sot në Nju Jork

Presidentja e Kosovës, presidenti i Malit të Zi dhe kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës u takuan sot në Nju Jork
Avatar photo Redaksia

Komunikatë e përbashkët e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryetarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq u takuan sot në Nju Jork gjatë javës së Nivelit të Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të diskutuar zhvillimet në tri shtetet që përfaqësojnë dhe në Ballkanin Perëndimor.

EkoHigjiena

Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.