Ujmir Krasniqi Kryetar i Organizatës LIZA-R, së bashku me anëtarë të Organizatës përgjatë këtij muaji kanë filluar kampanjën vetëdijësuese për Mirëqenien e Punëtorëve në sektorin privat.
Krasniqi tha se në sektorin privat sa i përket të drejtave të punëtorëve gjendja është shqetësuese dhe si organizatë po avokojnë në ngritjen e vetëdijes që bizneset private të punojnë sa më institucionalisht në zbatimin e ligjit të punës nga ana e tyre.
“Ne jemi organizata LIZA-R, nga rajoni i Gjilanit ku së fundmi kemi filluar një kampanjë që të promovojmë të ligjit të punës tek bizneset e sektorit privat. Ideja e gjithë kësaj kampanje është që punëtorët dhe punëdhënësit t’i dinë të drejtat e tyre dhe obligimet të cilat i parasheh ligji. Në kuadër të kësaj fushate janë të përfshirri komuna, Kamenica, Vitia dhe Gjilanit”, ka thënë ai.
Sipas Krasniqit, gjatë këtij muaji, e do të vazhdoj edhe muajin e ardhshëm, kanë zhvilluar aktivitete me biznese në shumë lokale, kanë biseduar me pronarë, kanë bërë shpërndarjen e broshurave me informata, ku përfshihet punëtori, të drejtat e tyre, kontrata e punës, siguria, shëndeti e pushimi e kushtet tjera.
“Më herët nuk ka pasur Organizime të tilla të kampanjave dhe kjo mendojë se është njëri ndër faktorët që ka ndikuar më së shumti në ikjen e të rinjve”, thotë Krasniqi.
Ndër të tjera Ujmir Krasniqi si Kryetar i Organizatës “LIZA-R” shtoi se gjatë muajit Qershor, përveç Kampanjës që do të vazhdojë do të bëhet edhe organizimi i tri tryezave të cilat do të mbahen në tri Komunat, aë të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë me bizneset e sektorit privat, grupeve të margjinalizuara, Organizatave të Shoqërisë Civile, Përfaqësues të institucioneve Komunale, Odave Ekonomike ku do të bisedohet për këtë problematik dhe hapat që duhet ti ndërmarrim sikurse Organizatat, Bizneset, institucionet Komunale dhe ato Qendrore që të ndalojmë këtë trend të ikjes së të rinjve. /2LONLINE/
“Ky aktivitet realizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Së bashku për mirëqenien e punëtorëve të sektorit privat!”. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Organizatës “LIZA-R” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Europian, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN KOSOVË.