DYLON

IPK nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Inspektoratin e Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë të Republikës Çeke

IPK nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Inspektoratin e Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë të Republikës Çeke
Avatar photo Redaksia

Kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj priti sot në takim në objektin e IPK-së delegacionin nga Republika Çeke në krye më Drejtorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Forcave të Sigurisë të Republikës Çeke z. Radim Dragoun.

Në kuadër të këtij takimi ku pjesëmarrës ishte edhe Zëvendës Ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë z. Juraj Melioris, dy udhëheqësit e institucioneve homologe nga Republika e Kosovës dhe Republika Çeke nënshkruan Memorandumin për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.

EkoHigjiena

Memorandumi parasheh përveç tjerash angazhimet e agjencive homologe për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit e përvojës në fushën e parandalimit, zbulimit dhe hetimit të veprave penale, në veçanti, korrupsionit dhe veprave të lidhura me korrupsionin, si dhe në fushën e testeve të integritetit.

Në kuadër të këtij memorandumi parashihet edhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta trajnuese, shkëmbimin e ekspertëve dhe specialistëve, organizimin e takimeve të punës dhe ngjarjeve të tjera (si konferenca dhe seminare) si dhe shkëmbimin e informacionit dhe njohurive me anë të mjeteve të komunikimit të pranuara reciprokisht.

Gjatë takimit, delegacioni Çek mori informacione shtesë nga zyrtarët e IPK-së edhe për rolin dhe misionin ligjor të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe angazhimet ndër vite. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.