Liverpooli ka vazhduar sigurt në garën për titullin e Premierligës. ‘Reds’ kanë mposhtur rivalin e tyre më të madh, Manchester United me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 23-të.
Skuadra e Klopp dominoi në “Anfield”, ku iu anuluan edhe dy gola tjerë, njëri për ndërhyrhje të palejuar, ndërsa tjetri për pozicion jashtë loje.
Golin e parë për Liverpoolin e shënoi Virgil Van Dijk. Holandezi realizoi me kokë në minutën e 14-të pas një krosimi nga Aleksander-Arnold nga këndi.
Fitoren e vulosi Mohamed Salah në minutën e tretë shtesë pas një kundërsulmi të shpejtë. Topi egjiptianit iu dhurua nga portieri Alison Becker.