Ndeshja finale e Superkupës së Evropës në mes të Liverpoolit dhe Chelseas solli fituesin vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Katër gola të shënuar, nga dy secila skuadër, një ndeshje e hapur dhe shumë raste të krijuara për gol, dominime, shtylla dhe aksione të bukura.
Por, në fund ishin penalltitë që përcaktuan fatin e kësaj ndeshje, duke rezultuar me fitues Liverpoolin.
Në ekzekutimin e penalltive Liverpool u tregua më i mirë edhe pse Chelsea i besoj shumë disa lojtarëve të ri dhe ishte pikërisht Abraham, 19 vjeçari i Chelsea që e humbi penalltinë e fundit të ekipit londinez.