DYLON

Gjilani debuton me fitore në garat evropiane, mundi skuadrën Tre Penne, 3 me 1

Gjilani debuton me fitore në garat evropiane, mundi skuadrën Tre Penne,  3 me 1
Avatar photo Redaksia

Skuadra e Futbollit SC Gjilani i ka nisur mbarë garat evropiane, pasi në ballafaqimin e parë, në San Marino, në raundin preliminar në Ligën e Evropës, ka mposhtur skuadrën e Tre Penne me rezultat 3 me 1.

Gëzimin për “Skifterat,” pas fitores së parë në një garë evropiane, e mundësuan tre golat e kuq e bardhëve kundrejt një të skuadrës Tre Penne nga San Marino. Shënuan për Gjilanin :Darko Nikaç (21’) Fiton Hajdari (64’) dhe Ardit Hila (68’), ndërsa për Tre Penne golin e shënoi Nikola Gai (16’).

Kështu, skuadra gjilanase, SC Gjilani me sukses e kaloi pengesën e parë dhe arriti të kualifikohet në rundin e parë kualifikues në Ligën e Evropës ku e pret ballafaqimi i radhës, por tani një kundërshtar më i fortë, Apoel FC (Nicosia).

EkoHigjiena

Urime për këtë fitore, skuadra gjilanase ka marr edhe nga i pari i komunës, Lutfi Haziri i cili i ka përgëzuar, në një postim  në profilin e tij.

“S’ka ba ndryshe. Ky është SC Gjilani fantastik që bëri histori në Europë, në ndeshjen debutuese. Urime lojtarëve, kryesisë, Skifterave dhe Presidentit të klubit, Florim Zuka. Krenar me ju!”, ka shkruar kryetari Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.