Lista e Shqipërisë do të publikohet brenda pak ditësh, sa i përket dy ndeshjeve në muajin nëntor për kualifikueset e Europianit, konkretisht ndaj Andorrës dhe Francës.
Ka ende disa dilema të fundit, por pak e nga pak po zbulohen edhe të besuarit e Rejës. Gjithashtu pak dilema mbeten mbi debutimin e ri, Florian Kamberin, nëse dokumentacionet do të mbyllen brenda kohës.
Për të vazhduar më tej, Lindon Selahi e ka konfirmuar për vetë faqen zyrtare të klubit se do të jetë pjesë e Shqipërisë në këto dy takime.
Mesohet se Taulant Xhaka dhe Taulant Seferi kanë ndërruar vendet në një farë mënyre, nisur nga lista e fundit, pavarësisht se me rolet e tyre janë të ndryshme.
Xhaka ishte në listën e pritjes dhe Seferi ishte në listën e parë. Këtë herë do të jetë e kundërta, teksa mesfushori i Baselit e ka marrë ftesën për listën e parë, ndërsa talenti Seferi do të jetë në listën e pritjes.