Mediat kanë një rol qendror në demokraci për të informuar publikun dhe për të shqyrtuar udhëheqjen e çështjeve publike pa frikë që do të jenë të ndjekura, të paditura apo të shtypura.
Isuf B.Bajrami
Liria e një shoqërie të caktuar lehtë mund të përcaktohet; nga liria e shtypit dhe e mediave.
Hapi i parë që zakonisht e ndërmarrin qeveritë autoritare apo diktatoriale është shkurtimi apo persekutimi i lirisë së të shprehurit dhe mediave.
Liria e mendimit dhe të shprehurit është njëra nga të drejtat themelore politike dhe civile, e cila përputhet plotësisht me të gjithë instrumentet e të drejtave të njeriut. Ajo i ka rrënjët në luftën për liritë individuale (neni 19 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të vitit 1948) .
Liria e të shprehurit është një e drejtë e dyfishtë në sensin e lirisë.
Pluralizmi i medieve është një element i domosdoshëm i demokracisë pluraliste.
Shprehja e opinioneve dhe ideve të të gjitha llojeve, dhe liria për të kërkuar dhe pranuar informata dhe ide, të dyja në çdo formë gojarisht, me shkrim apo të shtypura, në formë të artit, apo nëpërmjet çfarëdo lloji të mediave, përfshirë këtu edhe teknologjitë e reja.
Shumë shpesh shtete mundohen ta kufizojnë qasjen në media e reja, për shkak të pamjeve apo përmbajtjeve të kundërta të cilat frikësohen se janë kundër politikave të tyre! Pyetja ngitet, megjithatë, sa është i thyeshëm bilanci në mes lirisë së shprehurit dhe mbrojtjes legjitime të interesave në shtetet demokratike.
Liria e të shprehurit është një e drejtë e cila përmban disa elemente, si liria e informimit dhe liria e shtypit dhe liria e mediave në përgjithësi. Është bazuar mbi të drejtën e opinionit dhe është në brendësi i lidhur me të.
Liria e opinionit është një e drejtë absolute civile, ndërsa liria e të shprehurit është e drejtë politike, e cila mund të jetë subjekt i disa ndalesave. Paraqitjet e saj radhiten nga shprehja individuale e opinioneve deri te liria institucionale e mediave.
Kufijtë politik, nuk mund të përdoren për të ndërhyrë në këtë të drejtë.