DYLON

Marrëveshje bashkëpunimi mes komunës dhe mediave lokale për transmetim seancash dhe shpalljeve publike

Marrëveshje bashkëpunimi mes komunës dhe mediave lokale për transmetim seancash dhe shpalljeve publike
Avatar photo Redaksia

Janë nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit me të gjitha mediet lokale të interesuara me kryetarin e Komunës së Gjilanit. Kjo është bërë me qëllim që seancat e Kuvendit Komunal, të jenë të disponueshme në të gjitha mediet lokale.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se tashmë kemi nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit me të gjitha mediat lokale, të cilat i janë përgjigjur thirrjes publike dhe se nga tani e tutje, seancat e Kuvendit Komunal dhe shpalljet e tjera publike, do të jenë të disponueshme në të gjitha këto media lokale.

EkoHigjiena

“Me këtë garantojnë informim të drejtë e gjithëpërfshirës dhe transparencë.  Në përgjithësi, do të ketë korrektësi dhe reduktim të shpenzimeve”, tha kryetari Alban Hyseni.  /2LONLINE/