Bashkëkryesuesi i ekipit negociator të Kosovës në dialog me Serbinë, Fatmir Limaj, pas takimit që pati delegacioni i Kosovës në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka treguar se në këtë takim kanë diskutuar për disa tema: liberalizimin e vizave, çështjen e të pagjeturve dhe taksën.
Ai ka thënë para gazetarëve se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë marrëveshje gjithëpërfshirëse që në zemër e ka njohjen.
“Ne kërkuam që të jepet një angazhim shtesë dhe Kosova ta merr lajmin e shumëpritur dhe të merituar. Ishte një rast i mirë i prezantimit të Kosovës në dialog. E bëmë të qartë se Kosova ka ekip shtetëror që përfaqëson vendin tonë. Tani do ta shohim se si do të përcaktohet agjenda”, u shpreh ai.
Sipas Limajt, çështja e taksës përfundimisht hiqet në rast se Serbia njeh Kosovën.
BURIMI: Epoka e re