Me rastin e muajit ndërkombëtarë kundër kancerit të gjirit, me 05 tetor, në ora 13.00, në Sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë, do të mbahet ligjëratë për vetëdijesimin kundër kësaj sëmundje.
Kjo ligjëratë do të mbahet ne koordinim me Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) dhe Shoqata “Jeta Vita”.
Agjëruesit do të jenë nga QKUK -Prishtinë, konkretisht nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës.
Gjatë kësaj ligjërate pjesëmarrëset do të kenë rast të njoftohen nga mjekët profesionistë se si bëhet diagnostikimi dhe trajtimi i kancerit të gjirit.
Gjithashtu do të bëhet shpërndarja e broshurave informuese për këtë sëmundje.
Po ashtu gjatë kësaj dite në qendër të qytetit do të mbahet një ecje vetëdijësuese me moton: “ZBULIMI I HERSHËM – MBIJETESË”.