DYLON

Kundërshtojnë kategorikisht Memorandumin mes APK dhe OJQ-së “Godeni”

Kundërshtojnë kategorikisht Memorandumin mes APK dhe OJQ-së “Godeni”
Avatar photo Redaksia

Banorët e fshatrave Stubëll e Epërme dhe Stubëll e Poshtme, kanë kundërshtuar kategorikisht një memorandum të Mirëkuptimi të nënshkruar mes Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Organizatës Joqeveritare “Godeni” për investime në pyjet e komunës së Vitisë.

Në bazë të këtij memorandumi, është e paraparë rregullimi i rrugëve pyjore, rregullimi i ujërave për pije për kafshët e egra, rregullimi i vendeve për ushqimin e kafshëve, rregullim të foleve të shpezëve, si dhe vendosja e kamerave për monitorimin e pyjeve.

Banorët e këtyre dy fshatrave janë kundër këtyre punimeve të cilat po dëmtojnë pyjet nga OJQ “Godeni”, madje ata sot kanë shprehur shqetësimin edhe në një takim me kryetarin e komunës Sokol Halitin.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti tha se nuk ka qenë fare i njoftuar lidhur me këtë memorandum dhe se mbështet kërkesat e banorëve. Sipas banorëve të këtyre fshatrave, OJQ “Godeni” është duke prerë me të madhe malin në kodrën e Stubllavaqës në Stubëll, sikundër edhe shumë pemë të qytetarëve të Stubllës, duke shkatërruar mjedisin-natyrën.

“Qytetarët e tri fshatrave Stubëll e Poshtme, Goden e Stubëll e Epërme, nuk janë pyetur e as konsultuar dhe nuk është mbajtur as një diskutim publik me banorët nga palët nënshkruese të Memorandumit në fjalë dhe si i tillë, ai kundërshtohet me të gjitha mjetet dhe rrugët e mundshme”, thuhet në ankesën e banorëve të këtyre lokaliteteve.

Ata kërkojnë urgjentisht ndërprerjen e punimeve nga OJQ “Godeni”, për çka edhe kanë nënshkruar një peticion me nënshkrimet e qindra banorëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.