Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), bashkë me Koordinatorën e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut Nazmije Demolli- Kastrati dhe zyrtarin policor Arsim Gashi, kanë mbajtur ligjëratën “Si t’i mbrojmë fëmijët nga rreziqet e internetit”, me nxënësit e klasave të VIII dhe IX të shkollës fillore “Rexhep Mala” në Topanicë të Kamenicës.
Gjatë kësaj ligjërate, nxënësit janë informuar për parandalimin e rreziqeve të internetit, me problemet që ballafaqohen të rinjtë gjatë përdorimit të internetit dhe zbulimin e të dhënave të tyre nga sulmet e ndryshme kibernetike.
Koordinatorja e NJKDNJ-së Nazmije Demolli-Kastrati tha se forma e kësaj ligjërate ka karakter vetdijësues dhe informues, gjë që nxënësit duhet të jenë të informuar në lidhje me këto rreziqe.
“Qytetarët, posaqërisht këta nxënës duhet të jenë të informuar rreth rreziqeve të internetit, pasi që një numër i madhë i nxënësve, shumicën e kohës e kalojnë duke shfrytëzuar internetin, në forma të ndryshme”, tha ajo.
Kurse, Drejtoresha Ekzekutive e OJQ NOPM Besime Tusha-Maliqi tha se interesimi për diskutim në lidhje me rreziqet e internetit ishte shumë i madh.