Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Gjilan, me rastin e miratimit të ligjit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe e përshëndet këtë akt historik që kanë marrë përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Maqedoni.
Ky është një hap i rëndësishëm për të realizuar të drejtat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, ku shqiptarët de fakto e de jure janë element shtetëformues në shtetin e Maqedonisë dhe çdo trajtim tjetër i çështjes së shqiptarëve në këtë shtet do ta minoj ekzistimin e tij politik.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – dega në Gjilan