Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK-ut Zahir Tanin vizitoi Kamenicën

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK-ut Zahir Tanin vizitoi Kamenicën

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me nënkryetarin Faton Jakupi, nënkryetarin shtesë për komunitete, Bojan Stamenkoviq mirëpriten z. Zahir Tanin – Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK-ut.

Tanin vizitën e tij të parë pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë ai e realizoi në Kamenicë.

“Çmojmë lartë punën e mirë që po e bëni, prandaj kemi ardhur për të ju uruar. Kam dëgjuar për punën tuaj dhe karakterin tuaj, ndërsa sa i përket barazisë gjinore ju jeni shumë para nesh” ka thënë Tanin.
Kryetari Kastrati potencoi interesimin për avancimin e pozitës së gruas, integrimin më të madh të të gjitha komuniteteve, procesin e kthimit, krijimin e kushteve për donatorët e ndryshëm të cilët janë shumë të nevojshëm për komunë e Kamenicës pasi që komuna ka një buxhet të varfër.

Ai gjerësisht i njoftoi mysafirët me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna jonë, duke thënë se problem i përbashkët i të gjitha komuniteteve është papunësia e madhe. Komuna e Kamenicës është e gatshme që të konkurroj në programet e UNMIK-ut, për të përmirësuar sadopak mirëqenien e qytetarëve.

Kryetari Kastrati e ngriti edhe problemin e mos hapjes së pikë-kalimit në Kapi, në kufi me Serbinë, pasi që pala serbe nuk ka punuar asgjë në pjesën e saj, e kjo do të ndikonte për së miri në lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy komunave, si edhe në ekonomitë e tyre.

Të gjitha kërkesat e kryetarit Kastrati u mirëkuptuan nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK-ut. Ai u shpreh se do të ndihmoj komunën tonë dhe potencoi se është duke u perdorur edhe si model për komunat tjera, sepse ai u shpreh se UNMIKU nuk është këtu për të sunduar, por për të ju ndihmuar.

Më pastaj së bashku ata vizituan dy objekte shkollore “Fan Noli” dhe “Desanka Maksimoviq” në Kamenicë, ku u pritën nga drejtorët e shkollave Mustafa Rrudhani dhe Jadranka Nikoliq. Të dy drejtorët i informuan mysafirët për gjendjen në shkollat e tyre, për marrëdhëniet mes tyre, si dhe shprehen gatishmëritë për bashkëpunim të mirë në të ardhmen.

KOMENTE