Përfaqësues të Lëvizjes Qytetare “VATRA” në Gjilan, kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka”.
Kryetari i kësaj Lëvizje Kushtrim Kadriu tha se qëllimi i kësaj vizite është që të nderojmë më mirënjohje, Sekretarin e Përgjithshëm, Vaxhid Sadriu, për kontributin e dhënë në zhvillimin e Arsimit shqip në Kosovën Lindore, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc.
“Për gjithë punën e suksesshme me studentët shqiptarë nga Lugina dhe për kontributin e dhënë në zhvillimin e Arsimit shqip në Kosovën Lindore, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc kemi kënaqësinë që sot ti ndajmë mirënjohje Sekretarit të përgjithshëm të Universitetit “Kadri Zeka”, Vaxhid Sadriu, ka thënë Kryetari i Lëvizjes Qytetare Vatra.
Kurse vet Sekretari Vaxhid Sadriu, me këtë rast është shprehur mirënjohës dhe falënderues, duke thënë se të gjithë me përkushtim e vullnet po kontribuojmë në ngritjen e arsimit në përgjithësi.