Me anë të kësaj letre publike, si një taskapagues i këtij shteti, ju bëjë thirrje partive opozitare që jo të rikthehen, sepse nuk ishin kurrë, por të kthehen në përgjegjësitë e tyre. Nuk kam aritë ta kuptoj asnjëherë se çfarë borgji i ka populli që ju ia keni marrë aq shumë inati.
Shkruan: Ardian Azemi
A e kuptoni se jeni bërë sa qesharak, aq më shumë të dëmshëm edhe për shëndetin e demokracisë, edhe për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, por edhe për qytetarin. A e keni diskutuar nëpër forumet tuaja ndonjëherë se sa stres e paqartësi, paknaqësi e dyshime, frikë e depresion, demoralizim e pesimizëm keni mbjellë në popull me politikat tuaja sa të paqarta aq më shumë shkatërruese dhe dhunuese për trurin e popullit?
Keni kritikuar dhe vazhdoni të kritikoni (çdo herë për interesa tuaja jo qytetarëve) qeverinë për ikjet e të rinjëve nga Kosova.
A e keni menduar ndonjëherë pse të rinjtë tanë ikin nga vendi?!
Sigurisht e keni menduar, dhe keni ardhë në përfundim se mungesa e strategjisë kombëtare për ti krijuar përspektivë rinisë në vendin e tyre, i ka bërë që ata ta braktisin vendin. Është fakt kjo, por nuk mbaron me kaq. Të rinjtë ikin nga vendi edhe nga mungesa e alternativës. Rinia jonë e di fare mirë se ndryshimi nuk ndodh duke mos u përpjekë për ta bërë atë e duke e lëshuar vendin, por ju keni dështuar të ofroni zgjidhje.
Ia keni gërditë vendin të rinjëve, sepse me sjelljet tuaja, të bazuara totalisht në inate personale dhe grupore, ia keni shua shpresat çdo të riu. Ju vazhdimisht keni kritikuar, keni shpifë, kryesisht për interesa tuaja, por asnjëherë nuk i keni thënë rinisë rrini këtu sepse ditët e mira po vijnë. Keni arsyeje që nuk iu keni thënë, sepse ju nuk mund ti sjellni ato ditë të mira.
Dështimet në politikë mirëkuptohen dhe falen derisa ato shoqërohen me përpjekje për ta ndryshuar gjendjen e një vendi, gjendjen e një populli. Kur dështimet për të sjell ndryshime shoqërohen me inate, me luftë të pakompromis për ta marrë, gjegjësisht për ta ruajt pushtetin, ato bëhen përveç të patolerueshme, edhe neveritëse dhe zhgënjyese.
Në politikë duhet të ketë moral, bile një fije morali. Politika pa moral, është bombë e kurdisur për të ardhmen e një populli dhe shteti. Nuk kam arritë ta kuptoj asnjëherë; si mund ta gjeni atë pajtim për tu mos u pajtuar me asnjë gjë që tjetri e bënë?
Me çfarë instrumenti e keni vërtetuar se ju jeni më të mirët, dhe çdokush tjetër që mendon ndryshe, është i dëmshëm për vendin..? Për ta përfituar këtë bindje, ose duhet të jeni jashtëtokësor ose totalisht injorantë. Ajo që deri sot kemi parë, është në përputhje të plotë me të dytën.
Sa më shumë që shpurdhni me politikat destruktive tuajat, aq më shumë rritet dëshira për të vazhduar me këtë qeveri. Do të isha shumë pro rrëzimit të saj, sikur ta dija se pas kësaj do të vinte një qeveri ndryshe, një qeveri dhe një kryeministër që ka me përparua Kosovën. Jo, pa dashur të jem subjektiv, më dhimbset kjo qeveri dhe ky kryeministër ta ndërpres punën, kur ju njoh aq mirë. Idenë nuk e keni sa shumë është e nevojshme të merreni me veten.
Pse nuk e kuptoni se nuk gjeni dot të llojit tuaj, që nuk pajton me asgjë e që nuk ofron asgjë?
Pse nuk e kuptoni sa shumë ka nevojë për ju Kosova dhe populli i saj..? Por, jo kështu siç jeni. Populli dhe Kosova ka nevojë për të kundërtën tuaj. Nuk jeni zgjidhja ju, besojeni këtë. Të paktën, nuk keni vullnet ta dëshmoni se jeni zgjidhja, jeni ajo për të cilën ka nevojë ky vend.
Ju keni me arritë ta bindni këtë popull se ju jeni ata për të cilët ka nevojë Kosova, veç atëherë kur zbritni në tokë. Shikimi i tjetrit nga perspektiva e zogjëve, të bënë shumë të vogël. Të humbë mbi re!