Kuvendit të Republikës së Kosovës;
Komisionit parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Mediume;
Mediumeve të informimit publik dhe gazetarëve;
Qytetarëve konsumatorë taksapagues të Republikës së Kosovës – dhe publik i RTK-së;
LETÉR E HAPUR
Nga
Selatin Kaçaniku, ekspert për kauzën, të drejtat e obligimet, intereset
dhe dinjitetin e qytetarit konsumator taksapagues.
Mësimdhenes ne arsimin e lartë; dhe kryetar i
Org. KONSUMATORI, Kosovë, Prishtinë,
Arsye: LIGJI PÉR RTK-në.
I nderuar z. Nait Hasani –Kryetar i Komisionit parlamentar,
Më lejoni t Ju rikujtoj se 30% e qytetarëve dhe familjeve konsumatore taksapaguese – gjenerues kryesor të Buxhetit të Republikës së Kosovës janë të varfër.Prej tyre 1/3-a jetojnë në varfëri të skajshme. Këto familje jetojnë me ndihma sociale ( nëse i gëzojnë ato ) prej 65 €. Shumica nuk kanë aparate televizive e, po t i kishin me kënaqësinë më të madhe “ do ta mbysnin kohën “ me ofertën e Skemës programore të RTK-së dhe të radiotelevizioneve tjera. Nëse ka TV aparat ai mund të jetë i falur dhe i amortizuar.Me këtë rast parapagimi do t ju kushtonte rreth 4% nga ndihma sociale, ose: 10 kg. miell, afro 20 bukë, 3 l. vaj ushqimi…
Por,
– Për shkak të pozitës / shtrirjes rurale akoma kemi shumë rajone, fshatra, lagje deri te të cilat nuk arrinë asnjë sinjal televiziv – as i RTK-së ?!
– Ka qytetarë konsumatorë me nga disa njehsorë të energjisë elektrike, në shtëpi / banesë, në biznes dhe…por e shikojnënjë televizor ?!
– Disa dhjetra mija qytetarë konsumatorë taksapagues nga diaspora e mërgata – janë pronarë banesash në të cilat jetojnë, maksimalisht, dy javë në vit. Por, parapagimin, sipas propozimt të disejnuar nga Ju, do ta paguajnë kot së koti për 50 javë / 11 muaj e dy javë; 351 ditë në vit ?!
– Institucionet, asociacionet, mekanizmat, agjensionet…e Republikës së Kosovës kanë edhe njehsorë të energjisë elektrike edhe aparate televizive.shumicën e këtyre të dytave i kanë për “ dekor “;
– Minierat e Kosovës kanë njehsorë të energjisë elektrike edhe në horizontet e nëndheshme por nuk kanë aparate televizive, as kushte e siguri, as sinjal për ta ndjekur ofertën programore;
– Shumë antena radiotelevizive, edhe të RTK-së, në lartësi bjeshkësh, kanë njehsorë të energjisë elektrike – por pa televizorë;
– Me mija nënstacione e pompa të ngrohjes qendrore në ndërtesat e banimit kolektiv kanë njehsorë të energjisë elektrike – por pa audijencë, pa shikues e konsumatorë të ofertës programore të RTK-së;
– Rreth 160.000 biznese të regjistruara me po aq ose më shumë njehsorë të energjisë elektrike do ta paguajnë parapagimin anise nuk kanë aparate televizive ?!
– Janë me mija markete e depo, objekte të tyre ndihmëse me pajisje e njehsorë elektrik – por pa televizor e me obligim parapagimi;
– Të regjistruara janë mbi 8.000 OJQ. Prej tyre si më aktive llogariten rreth 5%, ose afro 400 sish. Ato kanë njehsorë të energjisë elektrike por shumica prej tyre nuk kanë televizorë.
– Televizorë as donacione nuk kanë as 8.000 OJQ-të tjera – për shumë arsye, edhe për arsye se shoqëria ( as Kuvendi i Kosovës ) nuk po kujdeset për të gjithë njësoj ?!
– Televizorë as donacione nuk kanë as disa qindra e mija ekipe e terrene / palestra / fusha sportive. Ato kanë njehsorë të energjisë elektrike por nuk kanë televizorë, nuk kanë as kohë “ t i ngulin sytë në to “ ?!
– Televizorë as donacione nuk kanë as disa qindra e mija SHKA, theatro, atelie, studio arti, filmi, aktrimi, vallzimi… Ato kanë njehsorë të energjisë elektrike por nuk kanë televizorë ?!
– Televizorë as donacione nuk kanë as disa qindra e mija Universitete, kolegje, fakultete…Ato kanë njehsorë të energjisë elektrike por, ndoshta, kanë më pak televizorë se njehsorë. Ose, kanë më shumë – por si mjete didaktike konkretizimi, hulumtimi, pune praktike…jo për programe televizive ?!
– Televizorë nuk kanë, ose nuk do të duhej të kishin, as disa qindra çerdhe fëmijësh e parashkollore;
– Disa mija semaforë në udhëkryqet e Republikës së Kosovës kanë njehsorë të energjisë elektrike – për të cilat do të pagujanë parapagim – siq e paguajnë tarifën për leximin e njehsorit, por pa televizorë dhe pa spektatorë ?!
– Disa mija stala të fermave të lopëve, demave, deleve, dhive…, kotecëpulash, bibash, shkurtash e inkubatotorë për çeljen e vezëve, hurdha peshqish…kanë njehsorë të energjisë elektrike – por nuk kanë spektatorë, publik, audijencë…humane ?!
– Disa qindra biznesh të vogla, aso të grave vetëmbajtëse të familjeve, punëtori artizanale…depotë e tyre dhe objektet ndihmëse kanë njehsorë elekrikë, do të paguajnë parapagim – por nuk kanë televizorë;
– Këto që i numrova më shumë e meritojnë programin PRO BONO, FALAS për kontributin që po ia ofrojnë shoqërisë, pra të qërasen me program televiziv GRATIS.
Siq mund ta llogaritni nga një matematikë të thjesht del se, nga rreth 460.000 njehsorë të energjisë elektrike, rreth 45% e pronarëve të njehsorëve të energjisë elektrike do të detyrohen, do të zhvaten, do të eksploatohen…të paguajnë ate që nuk ju takon ligjërisht, ate që nuk i obligon asnjë ligj, ate që nuk e konsumojnë, nuk e përdorin, nuk e shfrytëzojnë, nuk e shikojnë, nuk e shijojnë, nuk e blejnë, nuk kanë shprehur nevojë, nuk e kanë kërkuar, nuk kanë kontratë as faturë, as kupon fiskal – por do t i detyrojë Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës të vetëyshtura ose tëyshtura nga promotori dhe gardieni / kujdestari i demokracisë, i drejtësisë, i ndershmërisë, i…RTV PUBLIK – RTK, si çdo medium tjetër publik, nacional ose komercial ?!
Komisioni parlamentar nuk e gëzon këtë të drejtë, nuk ka mandat që të na obligojë ta paguajmë produktin të cilin nuk e blejmë as nuk e konsumojmë !
Po ndodh, për fat të keq, që RTK-ja mos ta ketë as përfaqësuesin e qytetarit konsumator të skemës së saj programore, të ofertës së saj që ia bënë tregut shikues, spektator, publik, audijencë…në komisionet, këshillat, bordet…gjegjëse.Komisioni parlamentar akoma nuk është interesuar për këtë shkelje të të drejtave tona ?!
Fitohet përshtypja sikur ata zhvaten / detyrohen / eksploatohen / diskriminohen. Ky Komision parlamentar ka obligime të njëjta, mos të them më të mëdha, ndaj qytetarit konsumator taksapagues se sa ndaj një subjekti medial-biznesor i cili është shpenzues buxhetor, siq është RTK-ja.
E, RTK-ja duhet të gjej e të dëshmojë fuqi duke mos i eliminuar përfaqësuesit e qytetarit spektator konsumator nga të gjiithë trupat / organet / komisionet demokratike vetëqerisëse – nga i cili kërkon pagesë me parapagim, edhe nga Buxheti i Shtetit të cilin e gjeneron po ky qytetar konsumator taksapagues dhe si spektator i RTV RTK ?!
Org. KONSUMATORI dhe unë publikisht u jemi ofruar me ide, me propozime, me këshilla, me ekspertizë, me…edhe Kuvendit e Qeverisë së Republikës së Kosovës, edhe Komisionit / Komisioneve parlamentare, edhe RTK-së, edhe Televizioneve nacionale, edhe KPM-së, edhe…Por, ja që rezultati na qenkësh ky.
Të nderuar/a anëtarë/e të Komisionit parlamantar. Sektori i energjisë elektrike ka shumë “ fshehtësi, enigma, abuzime…”. Nuk duam të paguajmë në trajtën e pagesës së energjisë elektrike për anën veriore.Nuk duam të paguajmë as në trajtën e “ tarifës për leximin e njehsorit “. Të gjjtha këto veprime joligjore, abuzive ndaj të drejtave të njohura e garantuara ligjërisht të qytetarit konsumator – edhe spektator / publik televiziv, kanë kaluar edhe nëpërmes Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës – të mandatuara për t u kujdesur e mbrojtur qytetarin konsumator taksapagues – gjenerues kryesor të Buxhetit të cilin Kuvendi e Qeveria e menaxhojnë dhe nga ky Buxhet sigurojnë mirëqenie për Shtetin e për popullin / qytetarin dhe nga aty marrin rrroga për vete.
Nuk kam informatë se paraprakisht janë bërë anketat, hulumtimet, studimet…konsultimet e domosdoshme me qytetarin konsumator audijencë e ofertës programore, i produkteve të RTK-së.Nëse kjo nuk është bërë mendoj se ju nuk mund të përballeni as ta përballoni një përgjegjësi të tillë – që të vendosni në emër të qytetarit konsumator taksapagues që ta detyroni që ai ta paguaj një produkt të cilin nuk e përdor / shfrytëzon / konsumon / shikon.Kështu siq duket nga kjo distancë e “ instaluar “ nga Kuvendi dhe nga Komisoni, duket sikur Komisioni anon, ia mbanë krahun, RTK-së.
Mos keni frikë, mos harroni, jini të bindur se nëse dhe kur të jetë nevoja, përkrahjen, mbështetjen, finansimin e RTK-sëdo ta bëjmë bashk.
Ju këshillojmë që të ndihmoni ose ta lejoni RTK-në që të gjej mënyra, mjete që në bashkpunim me target grupin e vet, me shikuesin / spektatorin / publikun / audijencën / konsumatorin e skemës programore të gjej rrugën dhe modalitetin më të mundshëm për finansimin e RTK-së, qoftë me ndonjë “ parapagim “ ose bashkim e këmbim interesesh radioTVdifuzive. Komisioni parlamentar, Kuvendi e Qeveria, KPM-ja…mund dhe duhet t i fasilitojnë këto bisedime, bashkpunime me transparencë, llogaridhënie, ndarje përgjegjësishë e me mjete administrative-juridiko-ligjore.
Modeli i miratimit “ të ngutshëm “ i Ligjit mbi sigurimet shëndetsore dhe fillimin e pagesës së “ tarifës “ së sigurimit shëndetsor 6 muaj para se Qeveria, MSH e institucionet shëndetsore të jenë të gatshme për t i dhënë ato shërbime, është model jopopullor dhe jo i ndershëm. Dmth. “ sicccc “ për mashtrimin e rradhës.
Éshtë mirë që Komisioni parlamentar i ka konsultuar përvojat nga Rajoni, në veçanti nënvizohen përvojat e Sllovenisë. Por, kemi përvoja të mira edhe më afër, kemi edhe përvoja “ vendore “. Nga këto përvoja vendore do të ishte mirë të mësojmë se në çmënyrë të prodhojmë sa më shumë program, program sa më cilësor, sa më edukativ…dhe sa më lirë, me sa më pak pjesëmarrës në prodhimin e tij.
Komisioni parlamentar, duke qenë i vetëdijshëm se qytetari konsumator -dhe publik medial e televiziv, është edhe taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit prej nga finansohet edhe RTK-ja, mendoj se duhet të hulumtojë, bashk me RTK-në e me konsumatorin spektator, se si, ç cilësi, përmbajtje dhe sa i ofrohet qytetarit konsumator – edhe medial ( taksapagues ), substancë / përbërje / bërthamë “ puro konsumatore “ me Skemën programore të RTK-së -përveç lajmeve dhe reportazheve, por edhe: A ka bllok, emision, project, rubrikë…të veçantë për qytetarin konsumator – edhe televiziv, të paktën edukativ, në fushat, degët, sektorët socio-ekonomik-administrativ-juridik ku ai i përmbush nevojat themelore dhe kërkesat, shijet…të garantuara me Kushtetutë e me ligje ?!
Mendoj poashtu se Komisioni parlamentar duhet t i ndihmojë e t i mundësojë mësim RTK-së jo vetëm se si ta arrij e të ngrisë shikueshmërinë por edhe si ta arrijë e ngritë besueshmërinë dhe dashurinë e konsumatorIt – spektatorit të saj tekeviziv. Spektatori besnik është edhe pagues i mirë, i rregult i asaj që e konsumon / shijon.