DYLON

Festë madhështore e Pashkëve në San Vendemiano (TV-Itali)

Festë madhështore e Pashkëve në San Vendemiano (TV-Itali)
Avatar photo Redaksia

Në mbrëmjen e së dielës, me 1 prill 2018 nën organizimin e “ARIS EVENT” në Ristorante-Pizzeria “MICASA” ne San Vendemiano (TV-Itali) për nderë të festës së Pashkëve u mbajt super mbrëmje familjare.

Shkruan: Florim Zeqa

Ishte kjo një mbrëmje madhështore, me një pjesmarrje enorme të mërgimtarëve shqiptar nga Provinca e Trevizos e më gjërë, të ardhur nga të gjitha anët; Trieste, Venecia, Udine, Viçenca, Padova, etj,… gjegjësiht, mërgimtarët nga të gjitha viset e Shqipërisë, Kosovës, Iliridës dhe trojeve tjera etnike.
Këtë aktivitet të rrallë kulturor e begatuan këngëtaret e njohura nga Shqipëria; Artjola Toska e Marjola Kaçani si dhe humoristi Elvis Pupa.

EkoHigjiena

Dalja në skenë e këngëtares Artjola Toska e elektrizoi atmosferen në sallen e stërmbushur me bashkatdhetarë, të cilët ngarendin në radhë për t’u fotografuar me të adhuruaren e tyre.

Meritorë për atmosferën e zjarrt në këtë aktivitet kulturor janë tastieri Visi Shijaku dhe “DJ BD RAP”-Bardhyl Dedja nga Kavaja i cili i dha shije të mirë kësaj mbrëmje të ngrohtë familjare.

Nën tingujt e instrumentalistëve, zërin e bukur të këngëtareve dhe humorin e pastër shqiptar, festa zgjati deri në orët e mëngjesit të datës 2 prill 2018.

Këtë mbrëmje e nderoj me pjesmarrjen e saj edhe veprimtarja e njohur Rajmonda Popaj nga Trieste, e ardhur enkas për këtë eveniment kulturor.

Në fund vlenë për të theksuar se, krahas festave kombëtare, janë edhe festat fetare ato që bashkojnë mërgimtarët e besimeve të ndryshme, duke e vërtetuar për të saten herë unifikimin dhe tolerancën e lartë ndërfetare të shqiptarëve.

“Jemi shqiptarë, Pashkë e Bajram i festojmë bashk”, u shpreh njëri prej mërgimtarëve më të vjetër në këtë aktivitet.

Për dallim nga organizatorët e tjerë të evenimenteve kulturore që e kanë problem mbushjen e sallave, për “ARIS EVENT” mbetët gjithnjë problem sigurimi i vendeve të lira për pjesmarrjen enorme të mërgimtarëve në ektivitetet e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.