Kandidatja për kryetare të komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, sot vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, ku janë të punësuar 282 mjekë e motra medicinale.
Aty së bashku me kandidatët e listës fituese për asamble komunale u njoftuam me punën e jashtëzakonshme që po bëjnë punëtorët shëndetësor, sidomos në luftën kundër COVID-19.
Kryetarja Morina-Bunjaku u zotua se pas ardhjes së PDK në krye të Gjilanit, shëndetësia do të jetë prioriteti ynë kryesor dhe se punëtorët e këtij sektori gjithmonë do ta kenë mbështetjen tonë.
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/