Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri është larguar nga kampi stërvitor i Zvicrës. Mesfushori i Liverpoolit ka pësuar një lëndim dhe nuk do të jetë në gjendje të luaj kundër Gjeorgjisë dhe Danimarkës.
Federata e Futbollit të Zvicrës përmes një njoftimi në twitter, ka bërë të ditur që Shaqiri është liruar për tu rikthyer në Angli.
Nuk dihet ende shkalla e lëndimit pasi që ylli shqiptar duhet të kryej disa teste mjekësore.