DYLON

Challandes: Jemi në negociata me disa futbollistë, i lus mediat të mos përzihen

Challandes: Jemi në negociata me disa futbollistë, i lus mediat të mos përzihen
Avatar photo Elife Sherifi

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka konfirmuar që Kosova është duke zhvilluar negociata me shumë futbollistë kosovarë që të veshin fanellën e Kosovës.

67 vjeçari zviceran në konferencë për shtyp ka deklaruar që vazhdimisht është në kontakt me të gjithë futbollistët.

“Jemi në negociata me Meritan Shabanin, Florent Muslija, Bastien Toma dhe Elvis Rexhbeçaj që të pranojnë të luajnë me Kosovën.

EkoHigjiena

Por i lus mediat që të mos flasin shumë për ta, sepse vetëm prishin punë me familjarët e tyre, agjentët etj. Kur të marrim vendimin e tyre, do të ju njoftojmë menjëherë” deklaroi Challandes.