Një person u lëndua si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tij, në fshatin Busavatë të Kamenicës, bëhet e ditur nga raporti ditor i Policisë së Kosovës.
I lënduari u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë.
“Zjarri dyshohet se ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma. Rastit përveç njësive policore i është përgjigjur edhe ekipi i zjarrfikësve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime. /2LONLINE/