DYLON

Dihet tashmë edhe autorja e tregimit fitues të Konkursit Letrar të “Flakës…”

Dihet tashmë edhe autorja e tregimit fitues të Konkursit Letrar të “Flakës…”
Avatar photo Redaksia

Shkrimtarja nga Saranda, Natasha Xhelili është fituese e çmimit të parë për tregim,  të Konkursit Anonim Letrar të “Penës së Flakës”, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2024”.

Shkrimtarja nga Saranda, Natasha Xhelili është autore e tregimit fitues, “Në autobus”.

EkoHigjiena

Ditë më parë janë publikuar dhe emrat e pesë krijuesve, fitues të këtij konkursi në shkallë kombëtare.

Autorët e tri tregimeve më të mira janë: Natasha Xhelili, vendi i parë, Hevzi Mustafa ( Gjilan ), vendi i dytë dhe, Linditë Doda, (Burrel), vendi i tretë.

Ndërsa autorë të poezive fituese, dolën të jenë: Naime Beqiraj (Pejë) , vendi i parë, Sabit Bajraktari (Suharekë – Itali ), vendi i dytë dhe Kadri Mehmeti ( Skenderaj ), vendi i tretë.

Krijimet e shpërblyera si dhe ato të tjerat që janë propozuar nga Juria, e që iu dihet autorësia, do të botohen në numrin 42 të revistës letrare AGMIA.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.