Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri do të bëhet me shtatore, e cila pritet të ndërtohet në Prishtinë.
Me një statujë do të nderohet edhe xhudistja kampione olimpike kosovare, Majlinda Kelmendi.
Shtatorja dhe statuja pritet të ndërtohen në Komunën e Prishtinës, nga e cila ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, ka kërkuar hapësirë për ndërtimin e tyre.