Sipas të dhënave që posedon Shtabi Zgjedhor i LDK-së në Gjilan, të cilat i kemi marrë nga të deleguarit tanë nëpër qendrat e votimeve, deri në ora 15:00 kanë dalur në zgjedhje mbi 25 % e qytetarëve.
“Deri tani nuk është vërejtur ndonjë incident që do të dëmtonte procesin e mbarë të votimit në Gjilan. Apelojmë te qytetarët gjilanas që të vazhdojnë të dalin në zgjedhje dhe të festojnë duke votuar”, ka thenë Saranda Bllaca – zedhënëse e shtabit të LDK’së në Gjilan.